VIDEO-Përgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Flet për armë nga Sudani, kjo i heq licencën. Ku shkuan 30 mln euro?
Gazetari Enton Abilekaj ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përmbajtjen e përgjimeve të Roni Yeffet, të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke e lidhur historinë me aktivitetin e kompanisë Timak Defense, tregtinë e armëve dhe 30 milionë eurot e dhëna nga qeveria shqiptare. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Abilekaj tha se përgjimi i fundit ka nxjerrë në dritë, sipas tij, një personazh që prej vitesh ishte përmendur si njeri me lidhje të forta me pushtetin. Sipas tij, nga përgjimi kuptohet edhe mënyra se si funksiononte marrëdhënia e Yeffet me pushtetin shqiptar. Abilekaj pretendoi se Yeffet kishte krijuar një lloj alibie përmes lidhjeve me ambasadën amerikane dhe NATO-n, duke përdorur një kompani amerikane. Por gazetari u ndal veçanërisht te një pjesë e përgjimit ku,...
Burimi:
syri.net