VIDEO/ Nurellari: Ish-krerët e UÇK-së u dënuan për rolin në hierarki, jo për përgjegjësi individuale
Analisti Adri Nurellari, i ftuar në emisionin “Ora 19” me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mënyrën se si është trajtuar çështja e përgjegjësisë së tyre. Nurellari argumentoi se në këtë proces është aplikuar, sipas tij, një formë e përgjegjësisë kolektive dhe jo vetëm përgjegjësi individuale për raste konkrete. “Këtu kur flitet për përgjegjësi kolektive, flitet për rishkrim të historisë. Se ata po akuzoheshin dhe të dënoheshin jo për përfshirje të tyre personale në ngjarje, por sepse ishin në krye të hierarkisë së UÇK-së”, deklaroi ai. Sipas Nurellarit, kjo qasje bie ndesh me disa prej përfundimeve të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, i krijuar nga Këshilli i Sigurimit të...
Burimi:
syri.net