VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me presidentin francez Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Paris, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes. Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në kryeqytetin francez me ftesë të Macronit, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti ndërkombëtar, i cili këtë vit zhvillohet në një kontekst të karakterizuar nga ndryshime të mëdha gjeopolitike, zhvillime të shpejta teknologjike dhe sfida klimatike. Në qendër të diskutimeve të forumit është rëndësia e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit. Në kuadër të forumit, Rama do të marrë pjesë edhe në një sesion të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën evropiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për brezat...
Burimi:
javanews.al