VIDEO/ Momenti tragjik, e reja humb kontrollin dhe merr para këmbësoren! Pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares në Shkodër
Një aksident tragjik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po ecte në trotuar. Drejtuesja dallohet teksa humbet kontrollin e mjetit dhe kalin në trotuar duke goditur fatalisht të moshuarën. Top Channel ka publikuar edhe pamjet e momentit tragjik të marra nga kamerat e sigurisë. Pas përplasjes është një burrë, që del nga një subjekt privat me vrap, për t’i ardhur në ndihmë të aksidentuarës.
Burimi:
javanews.al