Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)
Ka eskaluar situata para Kryeministrisë, ku për shkak të sulmeve me molotovë dhe gurë nga ana e protestuesve, dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është qëlluar me gur në kokë dhe ka mbetur i gjakosur, ndërsa një tjetër ka marrë flakë si pasojë e një molotovi. Prej shumë orësh tashmë, situata mes palëve mbetet tejet e tensionuar.
Burimi:
javanews.al