VIDEO/ Milani turpërohet në shtëpi nga Ferencvarosh, shihni golin qesharak që pëson

VIDEO/ Milani turpërohet në shtëpi nga Ferencvarosh, shihni golin qesharak që pëson

Humbje e papritur dhe një mbrëmje për t’u harruar për Milanin. Skuadra italiane është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Ferencvarosh në San Siro, në një ndeshje ku vëmendjen më të madhe e mori mënyra qesharake se si kuqezinjtë pësuan golin e parë. Milani u ndëshkua nga një gabim i rëndë i portierit Lorenzo Torriani. Në përpjekje për të kontrolluar një pasim mbrapa nga mbrojtja, gardiani italian bëri një prekje të gabuar të topit dhe nuk e kuptoi se kundërshtarët po i afroheshin me shpejtësi. Zachariassen i rrëmbeu topin, ndërsa Torriani e pengoi në momentin e daljes, por gjyqtari lejoi vazhdimin e aksionit. Përfituesi ishte Lenny Joseph, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte topin në rrjetën e boshatisur. Një gol që shkaktoi zhgënjim të...