VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog
Edhe sot më 4 nëntor, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog me protestuesit. Si gjithmonë, në sofrën prej guri përpara Kryeministrisë, vendosi fletët ku shkruhet “Dialog”. Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë e tij për të shqyrtuar propozimet që vijnë nga studentët dhe për të adresuar shqetësimet që ata kanë. Nga ana tjetër, studentët e protestuesit refuzojnë të bisedojnë me kryeministrin. Kujtojmë se kreu demokrat Sali Berisha ka bërë një tjetër thirrje për protestë kombëtare, e cila pritet të mbahet ditën e shtunë.
Burimi:
javanews.al