VIDEO/ Me djalin e vogël në krah, momenti kur Ajola Xoxa hyn në paraburgimin e Fierit për të takuar Veliajn!
Pas transferimit të beftë në paraburgimin e Fierit, Ajola Xoxa ka mundur ta takojë vetëm sot bashkëshortin e saj, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ajo mbërriti paraditen e së enjtes në mjediset e paraburgimit të Fierit, me djalin e saj pak muajsh në krahë. Veliaj u transferua dy ditë më parë nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, me urdhër të autoriteteve të burgjeve, të cilësuar si sekret shtetëror. Lidhur me këtë transferim, Veliaj ka deklaruar se është bërë ka kërkesën dhe dijeninë e tij dhe se po mbahet në izolim, në një ambjent pa dritare dhe me persona të dënuar për krime të rënda.
Burimi:
javanews.al