VIDEO – Mblidhet Këshilli Vendor i Sigurisë, në fokus masat për nisjen e vitit të ri shkollor në Shkodër…

VIDEO – Mblidhet Këshilli Vendor i Sigurisë, në fokus masat për nisjen e vitit të ri shkollor në Shkodër…

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, në Shkodër është mbledhur Këshilli Vendor i Sigurisë Publike, me fokus garantimin e sigurisë së nxënësve dhe bashkërendimin e punës mes institucioneve.Gjatë mbledhjes, kryebashkiaku Benet Beci u ndal te puna e bërë për lirimin dhe sistemimin e hapësirave në oborret e shkollave, me synim transformimin e tyre në mjedise më të sigurta dhe funksionale për nxënësit dhe mësuesit.Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, vlerësoi punën e Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave në shkolla, ndërsa kërkoi zbatimin e plotë të paketës së sigurisë. Sipas saj, zbatimi i masave të parashikuara në këtë paketë do të monitorohet dy herë në vit.Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Shkodrës, Dashamir Spaho, deklaroi se siguria në shkolla mbetet prioritet për...