VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së mbrëmjes në Tiranë, këtë herë pasi një grup protestuesish bllokoi kryqëzimin pranë Urës së Lanës, në zonën e Piramidës. Në pamjet nga vendngjarja, një qytetar që kërkon të kalojë me automjet përballet me protestuesit. Situata tensionohet shpejt dhe disa prej tyre i afrohen makinës, duke e sulmuar dhe goditur mjetin. Incidenti vjen në një moment kur protestuesit kanë tentuar në disa pika të kryeqytetit të bllokojnë qarkullimin, duke e zhvendosur protestën nga kundërshtimi ndaj institucioneve te përplasjet edhe me qytetarë që thjesht kërkojnë të përdorin rrugën. E drejta për të protestuar është e garantuar, por bllokimi i rrugëve dhe sidomos agresioni ndaj qytetarëve që nuk duan të bëhen pjesë e protestës ngre një tjetër problem. Në këtë...