VIDEO: Lamine Yamal i jep fund thatësirës, Barcelona përmbys Vallecano-n për dy minuta (video)

VIDEO: Lamine Yamal i jep fund thatësirës, Barcelona përmbys Vallecano-n për dy minuta (video)

31 Gusht 2026 22:19 Telesport Barcelona është duke fituar 2-1 ndaj Rayo Vallecano në pjesën e parë në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 12-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Alvaro Garcia, ishte Sergio Camello i cili dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte shumë i shpejtë dhe përmbysën shifrat për dy minuta. Në minutën e 19-të ishte Raphinha që barazoi shifrat 1-1, pas asistit të Xavi Espart. SHIKOGOLIN Dy minuta më pas, ishte Lamine Yamal i cili u zhbllokua pas 9 ndeshjeve rresht pa gol ose asist. Yamal shënoi një gol fantastik me një goditje klasi me të majtën, pas...