VIDEO – Kakavijë/ Kapet ‘ngarkesa’ prej 91 kg kanabis, në pranga çifti nga Ballshi

VIDEO – Kakavijë/ Kapet ‘ngarkesa’ prej 91 kg kanabis, në pranga çifti nga Ballshi

Kapet një sasi e madhe droge në Pikën Kufitare të Kakavijës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa një furgon që dyshohet se po tentonte të trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare. Furgoni është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit kufitar, ku gjatë kontrollit është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë 91 kilogramë. Në vijim të veprimeve, dy persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ku po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë tentativë trafikimi. Sasia e lëndës...