VIDEO/ ‘Jam terrorist, kam bombë me vete’, serbi alarmon avionin, arrestohet para nisjes nga Tunizia

VIDEO/ ‘Jam terrorist, kam bombë me vete’, serbi alarmon avionin, arrestohet para nisjes nga Tunizia

Një incident alarmues ka ndodhur në aeroportin e Monastirit në Tunizi, ku një shtetas serb i tha një stjuardese se ishte terrorist dhe se kishte një bombë me vete. Ngjarja ndodhi gjatë hipjes së pasagjerëve në një fluturim charter të 'Air Serbia’. Sipas mediave serbe, ai u arrestua menjëherë nga autoritetet e sigurisë. Pasagjerët u nxorën nga avioni, ndërsa forcat e sigurisë kryen një kontroll të plotë të mjetit për të verifikuar nëse kishte ndonjë pajisje shpërthyese. Sipas raportimeve, shtetasi serb dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pretendimi për bombën mund të ketë qenë bërë si ‘shaka’. Megjithatë, autoritetet tuniziane e trajtuan deklaratën si kërcënim real dhe aktivizuan procedurat e sigurisë. Incidenti shkaktoi vonesa të konsiderueshme. Avioni, i planifikuar të nisej në orën...