VIDEO – Investimi për palestrën e re të atletikës për Vllazninë, Benet Beci sheh nga afër ecurinë e punimeve
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi ambientet e reja të palestrës së atletikës, ku sportistët kuqeblu tashmë kanë në dispozicion një sallë force dhe dhoma zhveshjeje. Investimi i Bashkisë Shkodër vjen pas 31 vitesh dhe i përgjigjet një kërkese të vetë atletëve, duke krijuar kushte më të mira për stërvitjen dhe përgatitjen e tyre.Gjatë inspektimit, Beci vlerësoi kontributin e sportistëve kuqeblu, të cilët ndër vite kanë përfaqësuar Shkodrën me rezultate në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai shprehu shpresën që ambientet e reja të shërbejnë si një shtysë për suksese të mëtejshme të atletikës shkodrane. Investimi në ambientet e atletikës është pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e infrastrukturës sportive, me synim krijimin e kushteve më të mira për stërvitje dhe përgatitje për...
Burimi:
sarandanews.com