VIDEO/ Greta Thunberg vjen në Tiranë, mbështet “Revolucionin e Flamingove”: Shqipëria nuk është në shitje

VIDEO/ Greta Thunberg vjen në Tiranë, mbështet “Revolucionin e Flamingove”: Shqipëria nuk është në shitje

Aktivistja e njohur suedeze për klimën dhe mjedisin, Greta Thunberg ndodhet në Tiranë, dhe i është bashkuar protestës ku ka shprehur mbështetje për “Revolucionin e Flamingove”, një lëvizje që synon mbrojtjen e natyrës dhe pasurive mjedisore të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Thunberg ka përcjellë një mesazh të fortë në mbështetje të kësaj kauze. “Bota po i bën jehonë thirrjeve të Revolucionit të Flamingove, se Shqipëria nuk është në shitje”, shkruan aktivistja. Përfshirja e një figure ndërkombëtare si Greta Thunberg i jep më shumë vëmendje publike thirrjeve për ruajtjen e mjedisit në Shqipëri, duke e çuar mesazhin e aktivistëve përtej kufijve të vendit.