VIDEO/ Gjyriqi: Ulja e TVSH-së për 54 produkte nuk garanton uljen e çmimeve, duhej studiuar ndikimi te konsumatorët

VIDEO/ Gjyriqi: Ulja e TVSH-së për 54 produkte nuk garanton uljen e çmimeve, duhej studiuar ndikimi te konsumatorët

Ekspertja e çështjeve financiare, Blerina Gjyriqi, e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, me moderatoren Klaudja Karabolli, ka kritikuar Paketën Fiskale 2027, duke theksuar se masat e parashikuara duhej të ishin paraprirë nga një studim i detajuar për ndikimin e tyre në ekonomi dhe te konsumatorët. Gjyriqi u ndal veçanërisht te ulja e TVSH-së për 54 produkte, duke argumentuar se kjo masë nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve për konsumatorët. Sipas saj, edhe përvojat e vendeve të rajonit që kanë zbatuar politika të ngjashme tregojnë se ulja e TVSH-së nuk reflektohet domosdoshmërisht në çmimin përfundimtar. Ajo shpjegoi se ulja e TVSH-së mund të mos përkthehet në përfitim për qytetarët, pasi tregtarët mund ta mbajnë këtë diferencë në marzhin e tyre të fitimit, pa...