VIDEO/ Gjoni: PD kërkon lista plotësisht të hapura, PS pengon ndryshimin e sistemit zgjedhor, që të ruajë avantazhet
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet të shkojë përtej ndryshimeve teknike në Kodin Zgjedhor, duke përfshirë ndryshimin e sistemit dhe vendosjen e listave plotësisht të hapura për zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. I ftuar në emisionin “Ora 19” me Armela Ferkon në SYRI TV, Gjoni tha se PD ka kryer një studim të hollësishëm mbi rekomandimet e ODIHR-it, OSBE-së dhe Komisionit të Venecias, duke ndërtuar tetë shtylla kryesore për ndarjen e partisë nga shteti. Sipas tij, Partia Demokratike synon një reformë të thellë zgjedhore, që t'u japë zgjidhje problematikave të konstatuara në proceset e deritanishme. Gjoni pretendoi se përfaqësuesit e Partisë Socialiste po bëhen pengesë për ndryshimet thelbësore, pasi Kodi aktual është favorizues për ta dhe kërkojnë vetëm ndërhyrje...
Burimi:
syri.net