VIDEO – “E bëra edhe për disa kolegë të mirë”, Erion Braçe shpjegon votën pro “Territoriales”, kritika Ramës

VIDEO – “E bëra edhe për disa kolegë të mirë”, Erion Braçe shpjegon votën pro “Territoriales”, kritika Ramës

Tani, kam detyrimin të flas unë, të bëj më shumë se e folura e të shpjegoj votën time.1. E para, nuk ia lejoj Edi Ramës të flasë për votën time e me të të lëshojë flakërima ajri në mjedis kundër kujtdo që ka në mendje; nuk mund ta bëjë në emrin tim e duke përmendur votën time; unë, siç ai e pohoi në mbledhje nuk kam votuar pro tij dhe e kishte numëruar “shumë herë” këtë, ndaj ta lërë këtu, me kaq. Ajo që kërkoj prej tij dhe ai ia ka detyrim socialistëve sot, është të thotë se cilat “duar të pista, ca të dukshme e ca të padukshme, por të zbuluara tanimë”, më paskan ngatërruar mua. Derisa ta bëjë këtë, ka kohë të shohë...