Video duke dalë nga lumi i Lanës, deputeti Balliu: Skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ”qorrave”
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur për incidentin e regjistruar pranë lumit të Lanës, duke pretenduar se persona civilë tentuan të krijonin një situatë për ta larguar atë nga protesta. Balliu deklaroi se personat e përfshirë në incident, të cilët sipas tij dyshohet se i përkisnin strukturës së Operacionales, iu afruan në bulevard dhe nxitën një situatë me gurë, që deputeti e cilësoi si të organizuar. “Persona që ne po i identifikojmë, që janë të Operacionales, iniciuan një skemë për të më larguar nga protesta”, u shpreh Balliu, duke pretenduar se bëhej fjalë për individë civilë të përzier mes protestuesve. Ai sqaroi se nuk ishte goditur vetë gjatë incidentit, por sipas tij, dy qytetarë opozitarë ishin sulmuar. “Nuk më kanë goditur. Kanë goditur...
Burimi:
kohajone.com