VIDEO/ Dosja ‘Irena Gjoka’, Gjokutaj: Prokurori pyeti vetëm gjyqtaren e akuzuar dhe më pas e mbylli çështjen

VIDEO/ Dosja ‘Irena Gjoka’, Gjokutaj: Prokurori pyeti vetëm gjyqtaren e akuzuar dhe më pas e mbylli çështjen

Avokati Genc Gjokutaj ka ngritur akuza ndaj mënyrës se si është trajtuar kallëzimi penal lidhur me gjyqtaren Irena Gjoka, duke deklaruar se prokurori i çështjes, Bledar Maksuti, ka pyetur vetëm gjyqtaren dhe më pas e ka mbyllur dosjen. I ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Gjokutaj tregoi historikun e ndjekjes institucionale të çështjes, pas marrjes dijeni për vendimin e autoriteteve greke që lidhet me Irena Gjokën. Sipas avokatit, për dy vite me radhë Prokuroria e Përgjithshme nuk mori asnjë vendim, ndërsa institucionet ia kalonin përgjegjësinë njëra-tjetrës. Ai përmendi ILD-në, KLGJ-në, Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, duke pretenduar se këto institucione i kishin bërë mbrojtje gjyqtares. Ai tha se vendimi grek u sigurua nga Fredi Beleri, pasi ky...