VIDEO – Ditë dhe orë fikse për hedhjen e orendive shtëpiake, shkodranët i përgjigjen bashkisë së tyre

VIDEO – Ditë dhe orë fikse për hedhjen e orendive shtëpiake, shkodranët i përgjigjen bashkisë së tyre

Nisma e Bashkisë Shkodër për grumbullimin e orendive dhe sendeve të vjetra ka nisur me interesim dhe bashkëpunim nga qytetarët.Që në ditën e parë, banorët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes, duke nxjerrë pranë pikave të përcaktuara sendet e vjetra gjatë fashës orare 08:00- 12:00. Menjëherë më pas, ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike nisën grumbullimin dhe evadimin e tyre në të gjithë qytetin.Ky shërbim do të ofrohet çdo të enjte, në të njëjtën fashë orare, me synimin për të parandaluar hedhjen e orendive pranë kontenierëve dhe për të mbajtur më të pastra hapësirat publike.Bashkia Shkodër u bën thirrje qytetarëve të respektojnë orarin e përcaktuar dhe të vijojnë bashkëpunimin, si një kontribut i përbashkët për një qytet më të pastër.Post navigation