VIDEO/ Dervishi: Vendimi i GJK për përfshirjen e ONM-së është antikushtetues, kompetenca i takon Kuvendit
Juristi Bledar Dervishi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në proceset e rihapjes së çështjeve të magjistratëve të shkarkuar nga vettingu, duke e cilësuar atë antikushtetues. I ftuar në emisionin ‘Pasditja’ në SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, Dervishi argumentoi se rregullimi i kësaj çështjeje i takon Kuvendit të Shqipërisë dhe jo Gjykatës Kushtetuese. Sipas juristit, procedura për rihapjen e çështjeve pas një vendimi të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është e përcaktuar në legjislacion, por nuk ekziston një mekanizëm ligjor që parashikon pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë në këtë proces. Dervishi ngriti pikëpyetje mbi bazën ligjore që ka përdorur Gjykata Kushtetuese për të hartuar një aneks-rregullore, duke marrë si referencë dispozitat e...
Burimi:
syri.net