VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka dhënë sot (7 tetor) detaje mbi ecurinë e disa prej projekteve të rëndësishme infrastrukturore, mes tyre bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës. Duke folur për bypass-in e Elbasanit, Karakaçi bëri me dije se kontratat për dy fazat e para të projektit janë tashmë të lidhura dhe punimet kanë avancuar në pjesën ku përfundon autostrada Elbasan-Librazhd. Ministri u shpreh optimist për vijimin e projektit, duke theksuar se fazat e tjera do të vijojnë të financohen edhe përmes buxhetit të vitit 2027. “Ne kemi lidhur kontratën për dy fazat e para, atje ku përfundon autostrada Elbasan-Librazhd. Kontratat janë lidhur dhe punimet kanë avancuar. Presim që të vijojmë me lajme të mira. Edhe në buxhetin e vitit 2027 do të...