VIDEO/ Bushati: Rama po mashtron për protestuesit, rasti i studentit tregon se i ka dalë situata jashtë kontrollit
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në Edicionin ‘Ora 19:00’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor propagandën për të justifikuar qëndrimin e qeverisë ndaj protestave, duke ngritur akuza të pavërtetuara ndaj protestuesve. Duke komentuar rastin e të riut që Rama e cilësoi si trafikant droge me precedent penal dhe që më pas doli publikisht për të kundërshtuar këto akuza, Bushati tha se ky episod tregon se kryeministri po mashtron publikun ose po keqinformohet nga vartësit e tij. ‘Pra, mjafton historia e atij djalit, të cilit kryeministri i thotë trafikant droge me precedent penal, që nuk është student, dhe ai është edhe student, edhe pa precedent penal, edhe student ekselent, për të kuptuar që këtu jemi në një lojë...
Burimi:
syri.net