VIDEO/ Berisha: PD të hapet, por duhet që edhe çdo qelizë e saj të funksionojë! Seksionet duhet të jenë në këmbë
‘PD duhet të hapet, por hapja nuk mjafton. Çdo qelizë e saj duhet të funksionojë dhe seksionet duhet të jenë në këmbë.’ Gjatë fjalës në Lezhë, kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi nevojën për një parti më të hapur, më aktive dhe më të lidhur drejtpërdrejt me qytetarët, duke e lidhur këtë proces me objektivin e rikthimit të demokratëve në pushtet. Berisha tha se demokratët duhet të hapin dyert për të rinjtë, gratë dhe ‘vlerat kudo që janë’, por njëkohësisht të ringjallin strukturat bazë të partisë. Sipas tij, beteja për ripërtëritjen e PD-së nuk mund të fitohet vetëm nga drejtimi qendror, por kërkon funksionimin e çdo seksioni dhe angazhimin e çdo demokrati në terren. ‘Na duhet pushteti. Dhe për të ardhur në pushtet, ne duhet...
Burimi:
syri.net