VIDEO/ Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi

VIDEO/ Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar SPAK-un se po mbyll hetimet për dosjen e ‘Balluku’ pa marrë në pyetje Edi Ramën, të cilin e cilësoi si urdhëruesin e procedurave të dyshimta të tenderimit. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Bardhi deklaroi se të dhënat e bëra publike nga hetimet tregojnë, sipas tij, se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ka vepruar si urdhëruese, por ka zbatuar porositë e kryeministrit. Ai solli në vëmendje takimin e kompanisë turke, e cila fitoi tenderin për tunelin e Llogarasë, me Belinda Ballukun, përpara shpalljes së fituesit. Sipas Bardhit, takimi ishte organizuar me porosi të Edi Ramës, fakt të cilin, tha ai, e ka dokumentuar edhe në kallëzimin e depozituar në prokurori. ‘Ça...