VIDEO/ Bajaziti: Rama e ka shndërruar komunikimin publik në qesharak, kërkon nga Europa të mos e lërë në baltë

VIDEO/ Bajaziti: Rama e ka shndërruar komunikimin publik në qesharak, kërkon nga Europa të mos e lërë në baltë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Erisa Bajaziti, e ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka komentuar komunikimin publik të kryeministrit Edi Rama dhe fjalën e tij në një prej eventeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme. Bajaziti e cilësoi shqetësues mënyrën se si kryeministri po komunikon me publikun, duke thënë se Rama i ka zëvendësuar konferencat për shtyp me video-mesazhe. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit në eventin e sotëm, Bajaziti tha se Rama e nisi fjalën e tij me atë që ajo e konsideron si ‘paranojë’, duke përmendur edhe zgjedhjen për të folur në anglisht. Sipas saj, Rama shprehu frikën për përkthyesin dhe zgjodhi të fliste në anglisht, duke anashkaluar, sipas saj, publikun shqiptar që kërkon ta dëgjojë kryeministrin...