VIDEO/ Aksidenti në Korçë, humb jetën i riu që u përplas nga makina pranë Bulgarecit
Një aksident i rëndë rrugor përfundoi me vdekjen e një 18-vjeçari mbrëmjen e sotme në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Bulgarec. Fillimisht, 18-vjeçari u raportua në gjendje të rëndë shëndetësore pas përplasjes dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Më pas, i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Korçë/ Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec’, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të...
Burimi:
syri.net