VIDEO/ Aksident në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, makina përplas këmbësorin
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Fier-Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor që ndodhej në rrugë. Ky i fundit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Fier/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk...
Burimi:
syri.net