VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat (9 tetor). Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.