VIDEO/ Ahmetaj: Protesta do të shkojë drejt çlirimit të Shqipërisë nga narkoshteti, Rama ka tejkaluar fundin e ciklit të tij
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke e cilësuar atë si rrugën drejt çlirimit të Shqipërisë nga narkoshteti. Ahmetaj tha se Edi Rama ka hyrë në agoni politike dhe se përballja tashmë është mes ‘rrugës së errësirës’ dhe asaj të studentëve e protestës. I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse kishte frikë se protesta mund të shuhej, Ahmetaj u përgjigj se nuk kishte asnjë shqetësim për këtë mundësi. Sipas tij, protesta jo vetëm që nuk është mbytur, por është gjallëruar, ndërsa kryeministri Edi Rama ka tejkaluar fundin e ciklit të tij politik. Çim Peka: Pyetja në fakt nuk ka kuptim po unë gjithsesi po e bëj, sepse është e qartë që protesta nuk...
Burimi:
syri.net