VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

Edmond Jatagani, i arrestuar më herët për akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave, është autori i një telefonate që ka alarmuar Policinë e Tiranës që në orën 06:30 të kësaj të hëne, në ditën e parë të shkollës. Më pas ka regjistruar një video në ambientet e jashtme të shkollës “Emin Duraku” në kryeqytet, ku tregon hollësisht se çfarë kishte bërë. Pa hezituar, videon e ka postuar në rrjetet e tij sociale. “Atëherë, sapo mora Policinë e Shtetit te 112, për të denoncuar faktin për terrorizëm me lëndë shkatërrimi në masë në shkolla. Jam te shkolla “Emin Duraku” për të denoncuar faktin e terrorizmit. Të shikojmë për sa do të vijë dhe uroj çdo prind të bëjë të njëjtin veprim për të ruajtur fëmijën...