“VIAJAR”: Shqipëria, zgjedhja perfekte për një udhëtim mes detit, historisë dhe natyrës

“VIAJAR”: Shqipëria, zgjedhja perfekte për një udhëtim mes detit, historisë dhe natyrës

Nëse kërkoni një ekuilibër mes shijimit të disa ditëve të qeta dhe mundësisë për të zbuluar një mori atraksionesh turistike e kulturore, përgjigjja është udhëtimi në Shqipëri, shkruan revista spanjolle e turizmit “Viajar”. Në këtë vend mund të gjeni qytete me trashëgimi të pasur historike, rrënoja romake, plazhe që të kujtojnë Karaibet dhe një gastronomi të lidhur ngushtë me rrënjët e saj. Shqipëria është një destinacion që i ka të gjitha, plazhe parajsore, qytete historike, male të thepisura dhe site arkeologjike. Kur udhëtova në Shqipëri, mezi prisja të zbuloja Rivierën Shqiptare, me plazhet evropiane që duken si në Karaibe, të ndërthurura me vizita kulturore në qytete historike të shpallura Trashëgimi Botërore, parqe kombëtare me natyrë të pasur dhe një sit arkeologjik romak. Ajo që nuk...