Vetëvendosja e Albin Kurtit distancohet nga thirrjet për protestë në Tiranë, ja qendrimi i Kosovës

Vetëvendosja e Albin Kurtit distancohet nga thirrjet për protestë në Tiranë, ja qendrimi i Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke u bërë thirrje institucioneve që të dëgjojnë dhe të trajtojnë kërkesat e studentëve dhe protestuesve. Në deklaratën e saj, Haxhiu theksoi se zhvillimet në Shqipëri janë shqetësuese edhe për Kosovën, ndërsa e cilësoi vendin fqinj si shtëpi për shqiptarët e Kosovës. “Ajo që po ndodh atje na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është Shtëpi”, u shpreh Haxhiu, duke nënvizuar se Kuvendi, Presidenca dhe Qeveria kanë përgjegjësinë të shqyrtojnë kërkesat e protestuesve, qofshin ato të ngritura së fundmi apo të mbartura prej vitesh. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dënoi dhunën si nga ana e policisë, ashtu edhe nga protestuesit, duke kërkuar që situata të trajtohet me maturi...