Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore në Prishtinë. Lajmi u bë i ditur nga Gazmend Syla, përfaqësues i OVL-së së UÇK-së, gjatë një konference për mediat. Ai njoftoi se protesta do të zhvillohet të premten, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta. Syla tha se OVL e UÇK-së e kundërshton vendimin e Gjykatës Speciale dhe e cilësoi atë si një goditje ndaj figurave që, sipas tij, përfaqësojnë luftën çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se qëndrimi i organizatës së veteranëve është se lufta e UÇK-së nuk mund të paraqitet si një ndërmarrje kriminale dhe...