Vetëm edhe dy ditë për të aplikuar në Festivalin “Akordet e Kosovës 2026” 

Vetëm edhe dy ditë për të aplikuar në Festivalin “Akordet e Kosovës 2026” 

8 September, 2026 - 15:00 Afati për të aplikuar në Festivalin e Muzikës “Akordet e Kosovës 2026” mbyllet më 10 shtator, dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë në këtë festival kanë mundësi edhe për dy ditë, shkruan KultPlus.  Prej këtij viti, këtij festivali i është shtuar edhe një mbrëmje, ajo e fëmijëve, dhe aplikantët përpos që kanë mundësi të aplikojnë për mbrëmjet e të rriturve, një mundësi e njëjtë është edhe për moshat e vogla.  Afati për aplikim mbyllet më 10 shtator në ora 23:59, dhe aplikimi mund të bëhet nëpërmjet këtij linku https://www.rtklive.com/sq/page.php?ID=37/ KultPlus.com