Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

foto ilustruese TIRANË- Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shumë përmes ekranit të telefonit apo kompjuterit, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve shkon një hap më tej, të kontrollojë nëse ajo që lexon online është e vërtetë. Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet, duke përdorur burime të tjera, sipas raportit të Eurostat për vlerësimin e të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale. Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët në Europë dhe shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian, prej 29.16%. Shqipëria renditet e treta nga fundit në Europë në këtë tregues. Përqindje edhe më...