Vetëhidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën 40-vjeçarja në Përmet

Vetëhidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën 40-vjeçarja në Përmet

foto ilustruese PËRMET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 30 shtatorit në Përmet ku një 40-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në Lagjen e Re. Sipas të dhënave paraprake të Policisë 40-vjeçarja me inicialet D. J. dyshohet se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes. Pavarësisht ndërhyrjes gruaja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të rastit. Përmet/Informacion paraprak Më datë 30.09.2026, rreth orës 17:00, në Lagjen e Re, shtetasja D. J., rreth 40 vjeçe, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur...