Verstapen fiton ‘Sprint’ në Singapor, Norris katranos McLaren
Maks Verstapen fiton garën e fundit Sprint të këtij Botërori 2026 në F1 duke mbajtur rekordin me 14 të tilla në garën e shkurtër sot në Marina Bay të Singaporit. Pas një nisjeje të vonuar për shkak të shiut, piloti holandez i Red Bull u kalua nga Xhorxh Rasëll mirpo anglezi gaboi ende pa u mbyllur xhiroja e dytë. Në fund të kësaj gare pas Verstapen erdhën dy makinat e Ferrari-t me Luis Hamilton i dytë dhe Sharles Leklerk si i tretë.Dy makinat e McLaren Norris-Piastri gabuan në fund duke u përplasur mes tyre e dhuruar vendin e katërt Kimi Antonelit me Mercedes. Provat zyrtare për garën e zakonshme (nesër) zhvillohen pas pak (15:0). /Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al