Verdikti i Hagës, PDK me qëndrim të prerë: Krerët e UÇK-së duhet të jenë të lirë

Verdikti i Hagës, PDK me qëndrim të prerë: Krerët e UÇK-së duhet të jenë të lirë

Vetëm 18 orë para shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, shprehu pritshmërinë e partisë për një vendim të pafajshëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Gruda deklaroi se PDK pret që ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga të gjitha akuzat, ndërsa theksoi se çdo vendim i kundërt do të kundërshtohet përmes argumenteve dhe të gjitha mjeteve juridike dhe demokratike në dispozicion. “Ne e themi sot me shpresë dhe besim: nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë. Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së. Do ta mbrojmë sakrificën...