Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro në kripto biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro në kripto biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

Një kërcënim për shpërthim për 50 mijë euro ka alarmuar një karburant në Dibër, por gjithçka rezultoi të ishte një skenar i sajuar. Një 21-vjeçar dyshohet se vendosi një kuti të pajisur me ekran, tela dhe pjesë elektronike, duke e paraqitur si një bombë të telekomanduar dhe duke kërcënuar se do ta shpërthente nëse nuk paguhej shuma e kërkuar në kriptomonedha. Policia e identifikoi dhe e arrestoi brenda pak orësh, ndërsa kontrolli i kryer nga xhenierët e RENEA-s konfirmoi se kutia nuk përmbante lëndë shpërthyese. Policia siguroi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, që ndihmuan në identifikimin e tij, ashtu sikurse lëvizjet nëpërmjet qelizave telefonike, gjeolokimi dhe kaligrafia e letrës. Njoftimi i Policisë: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Kërcënimi”. Vendosi një pajisje të dyshimtë dhe...