Vendosi bombë false në karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, në pranga 21-vjeçari në Dibër

Vendosi bombë false në karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, në pranga 21-vjeçari në Dibër

Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar një karburant në Dibër, ku një 21-vjeçar dyshohet se vendosi një pajisje të dyshimtë dhe kërkoi 50 mijë euro në këmbim të mosshpërthimit të saj. Ngjarja u zbulua më 2 tetor dhe u finalizua nga Policia me operacionin e koduar “Kërcënimi”. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se vendosi në ambientet e karburantit një kuti të pajisur me ekran, tela dhe komponentë elektronikë, duke krijuar përshtypjen se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar. Pranë saj ishte lënë edhe një letër kërcënuese, ku kërkohej pagesa e shumës prej 50 mijë eurosh. Sipas Policisë, pagesa duhej të kryhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi dhe në adresën e përcaktuar nga autori. Në mesazhin kërcënues pretendohej se kutia përmbante lëndë plasëse...