Vendoset eksploziv në banesën e 36-vjeçarit, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)

Vendoset eksploziv në banesën e 36-vjeçarit, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari të identifikuar si Mariglen Lala, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Njoftimi i policise Më datë 12.09.2026, rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, në Bathore, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në portën e banesës së shtetasit M. L., rreth 36 vjeç. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.