Vendos bordi i Barcelonës, shitje e detyrueshme prej 70 milionë eurosh. Do të sakrifikohet mesfushori
1 Tetor 2026 18:50 Telesport Barcelona vazhdon të punojë me objektivin e qartë për të përmirësuar gjendjen e saj financiare. Prandaj, klubi katalanas po mendon të bëjë një shitje të rëndësishme. De Telegraaf zbulon se bordi i Barcelonës ka vendosur të nxjerrë në shitje Frenkie de Jong. Një lojtar me një histori të gjatë dëmtimesh, i cili nuk konsiderohet më i pazëvendësueshëm nga trajneri i ekipit, Hansi Flick. Holandezi ka kohë që përflitet për një largim të mundshëm. Oferta e fundit për të ka qenë nga Liverpool, rreth 40 milionë euro, shumë larg pritshmëive të klubit katalanas. Edhe pse e vetëdijshme se situata aktuale e lojtarit nuk favorizon një shitje me çmim kaq të lartë, megjithatë katalanasit janë të vendosur për çmimin 70 milionë euro.
Burimi:
telesport.al