Vendoret 2027/ Begaj nis kosultimet për datën e zgjedhjeve, fton partitë më 30 tetor
bajram begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj do të nisë konsultimet për zgjedhjet e ardhshme lokale 2027. Mësohet se Begaj ka ftuar partitë politike në takim në datën 30 tetor 2026 në Pallatin e Brigadave, ndërsa afati i fundit që presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve është 6 nëntori. Presidenti e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës. Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës 15 prill - 15 maj. Megjithatë, data përfundimtare do të përcaktohet pas konsultimeve me partitë politike. Zgjedhjet 2027 janë për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor në Shqipëri, ku qytetarët do të votojnë kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai