Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, spitali më i madh në Kosovë merr masa paraprake

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, spitali më i madh në Kosovë merr masa paraprake

Kosova E Martë, 15 Shtator 2026 16:30 Në Kosovë pritet me interes të madh vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përgatitje kanë nisur edhe në sistemin shëndetësor. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është zhvilluar sot një mbledhje e jashtëzakonshme me drejtuesit e klinikave dhe njësive të institucionit ku është kërkuar mobilizim dhe organizim i brendshëm për situata të mundshme që mund të krijohen pas shpalljes së verdiktit. Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për sigurimin dhe gatishmërinë e materialeve mjekësore, përfshirë fasha, garza dhe pajisje të tjera të ndihmës së parë. Vendimi i Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së do të shpallet nesër, më 16 shtator, në orën 10:00, në Hagë.