No Image Available

Vendimi për ish krerët e UÇK mund të sjellë trazira? Rutte: KFOR është aty…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se angazhimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin më 16 shtator vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të katër ish-pjesëtarët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha dhjetë pikat e aktakuzës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, Rutte tha se KFOR-i do të vijojë misionin e tij në Kosovë për të garantuar një...