Vendimi nga Këshilli i Ministrave: Miratohen shpronësimet për tre projekte infrastrukturore

Vendimi nga Këshilli i Ministrave: Miratohen shpronësimet për tre projekte infrastrukturore

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga projekte infrastrukturore në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë. Për projektin “Zgjerim i rrugës Elbasan – Qafëthanë (faza VI)”, shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa pronarët do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “truall”, “pemëtore” dhe “ndërtesë”. Vlera e përgjithshme e kompensimit për këtë projekt është 140.34 milionë lekë. Shpronësimi duhet të përfundojë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi. Një tjetër vendim lidhet me projektin “Pastrimi i kolektorit nga rruga ‘Demokracia’ deri te rruga ‘Vasil Puka’, Bashkia Vlorë”. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë, ndërsa pronarët e pasurive të prekura të llojit “truall” dhe “ndërtesë” do...