No Image Available

Vendimi më 16 shtator/ Mark Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, në çështjen ku akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katër janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha dhjetë pikat e aktakuzës. Rutte tha se KFOR-i ndodhet në Kosovë për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, sipas tij, ka luajtur rol për më...