Vendimi i Strasburgut për Rumaninë, i pret hovin gjyqtarëve shqiptarë që i rritën vetë pagat e tyre!
Vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në çështjen Puşcaşu dhe të tjerët kundër Rumanisë, i shpallur më 13 tetor 2026 dhe i bërë publik më 22 tetor, prek drejtpërdrejt debatin shqiptar për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Rasti rumun ka të bëjë me pretendimet financiare të magjistratëve, por rëndësia e tij shkon më tej. Ai vendos disa kufij të qartë për ndërhyrjen e pushtetit gjyqësor në kompetencat buxhetore të qeverisë dhe të parlamentit. Strasburgu konfirmon se përcaktimi i përparësive të shpenzimeve publike dhe shpërndarja e burimeve financiare u përkasin, në parim, qeverisë dhe parlamentit. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëron për konfliktin e interesit që lind kur gjyqtarët marrin vendime mbi përfitime financiare nga të cilat përfitojnë edhe vetë. Çfarë ndodhi në...
Burimi:
javanews.al